PASTRIM PARASH!/Dzanashvili, zbulohen transaksionet me Adrian Xhillarin

PASTRIM PARASH!/Dzanashvili, zbulohen transaksionet me Adrian Xhillarin

91
0
Shares

Shumë biznesmenë shqiptarë rezulton se kanë bashkëpunuar në shit-blerje aksionesh me shtetasin gjeorgjiano izraelit Amiran Dzanashvili, i proceduar në Rumani për shfrytëzim prostitucioni e në Shqipëri për akuzën e pastrim të parave.

Biznesmeni Adrian Xhillari i shpallur në kërkim për akuzën e “kontrabandës” pasi rezulton se ka shitur në treg 4.4 mln litra mbetje të naftës së llojit “Virxhin” po hetohet ndërkaq edhe për akuzën e pastrimit të parave.

Burime nga prokuroria kanë tregura për abc neës, kontratat e biznesit mes të shpallurit në kërkim Xhillari dhe gjeorgjiano izraelitit Dzanshvilli. Nëpërmjet këtyre kontratave dyshohet se këto shiblerje janë bërë në mënyrë fictive për të qarkulluar e pastruar disa miliona lekë.

Sipas kësaj kontrate, rezulton se Adrian XHillari ishte aksioner I vetëm në kompaninë TEA OIL ITALIA me 100 % të aksioneve. Në mars të vitit 2013 Amiran Dzanashvilli bëhet bashkortak I kësaj kompanie duke Ia blerë Xhillarit 51 % të aksioneve të kompanisë. Këto aksione vlerësohen me 3500 lekë për aksion, që në total rezulton se janë blerë për rreth 1.8 mln lekë.

Shuma e parave, rezulton se ka kaluar tek llogarit e Xhillarit, I cili menjëherë krijoi shoqërin “Tea Construksion & Petrolium”, kompani me të cilën prokuroria e Fierit dyshon se ka kryer akuzën e kontrabandës duke mos paguar detyrime tatimore me vlerë rreth 2 mln euro.

Por 12 muaj pas shitjes së këtyre aksioneve, Amiran Dzanshvilli I kthen aksionet Adrian Xhillarit duke ja dhuruar. Dzanshvilli pavarësisht blerjes së kryer në vitin 2013 tashmë ia dhuron Xhillarit duke hequr dorë nga pronësia e kësaj kompanie. Këto transaksione, sipas prokurorisë, dyshohet se janë kryer për të pastruar një shumë të konsiderueshme parash në emër të kompanisë TEA OIL ITALIA, që drejtoria e pastrimit të parave pranë policisë së shtetit ka konstatuar miliona transaksione të dyshimta, duke bërë edhe kallëzimin përkatës.

Vetëm pak ditë pas dhurimit të këtyre aksioneve, Xhillari ia shet ato dy personave të ndryshëm, mes tyre një ish-politikanit dhe një personi tjetër, I dyshuar edhe ai për mospagim taksash dhe detyrimesh shtetërore.

SIpas prokurorisë, të gjitha këto lëvizje aksionesh dhe transaksionesh bankare po hetohen nga task-forca për akuzën e “pastrimit të parave” në një skemë ku janë përfshirë shumë biznesmenë shqiptarë me shtetasin gjeorgjiano izraelit Amiran Dzanshvilli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY