Kryetari i Tropojës Dushaj, debat me konkurentin e majtë Byberi

Kryetari i Tropojës Dushaj, debat me konkurentin e majtë Byberi

284
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj i është përgjigjur ashpër akuzave që kanë ardhur nga konkurenti i tij në zgjedhjet lokale, Rexh Byberi lidhur me projektet dhe shpenzimet e bashkisë.

“Për sa i përket rikonstruksionit të bashkisë, që do nisë shumë shpejt, është institucion në shërbim të qytetarëve dhe u përket atyre, është votuar unanimisht nga këshilli bashkiak, siç është votuar blerja e automjetit, që i përket këtij institucioni. Prandaj, rikonstruksioni i bashkisë, punimet në fushën e sportit, punimet në kanalin vaditës Cerrnicë, hapja e rrugëve në Curraj dhe Tetaj, gjelbërimi i më tejshëm i qytetit, ujësjellësi Bujan, rikonstruksioni i shkollës së mesme Fierzë, rruga e bjeshkëve e të tjera, që do ndërtohen në vitet në vijim dhe çdo vepër e sukses i kësaj bashkie nuk kanë pse të tërbojnë, sepse janë në shërbim tëndin dhe të çdo qytetari të Tropojës”, thekson Dushaj.

Në vijim Dushaj jep shpjegimerreth akzuës për largime politike nga bashkia dhe staf nepotist-politik në bashki ku ndër të tjera vë në dukej se ai është kryetar i bashkisë Tropojë dhe përfaqëson të majtë dhe të djathtë.

Dushaj ka rrëzuar edhe një akuzë që lidhet me arsmimin e tij. “Shkollën e mesme e kam nisur në gjimnazin e përgjithshëm në Fierzë dhe për arsye se duhet të punoja që në moshën 16 vjeçare në Koman, për të mbajtur familjen time, atë e përfundova me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin në Lekbibaj, gjimnaz ndër më të mirët në Tropojën e atyre viteve. Arrita rezultate të shkëlqyera edhe pse punoja, edhe pse përfaqësoja me krenari një familje të persukutuar nga regjimi i egër komunist, regjim, që pavarësisht dëshirës sime të pakufijshme për të vazhduar studimet e larta, ma ndaloi padrejtësisht këtë ëndërr timen. Me ardhjen e demokracisë mbarova fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për të vazhduar me studime pasuniversitare “Master në Drejtësi”, në Universitetin e Prishtinës dhe me kualifikime mbi funksionimin dhe menaxhimin e Pushtetit Vendor ne Francë. Kualifikime mbi bashkëpunimin e decentralizuar, ku kam punuar temën “Bashkëpunimi i decentralizuar një fushë që duhet eksploruar”, në Francë’, shkruan Dushaj. “Të ftoj të marrësh atë diplomë që se more kurrë, sepse besoj se synoje për më lart, “diplomimin” nga ndihmës-traktorist në traktorist”, shkruan kryetari i bashkisë.

Rexh Byberi drejtoi për disa mandate komunën e Margegajt si përfaqësues i PD por në zgjedhjet e fundit lokale ai konkuroi për PS në garën për bashkinë e Tropojës.

Në një nga postimet e tij në Facebook, Byberi shkruante pak kohë më parë se “…nuk shihet asnje levizje e mbare ne pune dhe sherbesa!Nje koma e tille po tentohet padrejtesisht te justifikohet si penalizim financiar nga pushteti qendror,ne nje kohe kur kjo Bashki sapo ka adresuar 300 milione leke per shpenzimet e saj si dhe 30 milione per blerjen e nje autoveture te re per kryebashiakun!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY