Martin Cubi, i sapo komanduar kryetar i PS-së së Shkodrës pranoi se kishte kryer një vrasje por rrëzoi akuzat e publikuara sot në PD nga Enkelejd Aliebaj se ishte kriminel.
Ai tha se ka qëëluar për vdekje një person për të cilin i vjen keq që ka humbi jetën por këtë vrasje e ka bërë për vetëmbrojtje ndaj një personi që e plagosi rëndë.
“Asnjë qytetar i këtij vendi nuk më njeh si person me rrezikshmëri shoqërore, por përkundrazi duke qenë prej 15 vitesh kryetar i komunës Pult në Dukagjin, një zonë që persekutohej nga Partia Demokratike pasi votonte majtas, kam qëndruar pranë komunitetit ne zgjidhjen e halleve të tyre të përditshme”, Cubi.
Në vijim ai sqaroi se ngjarja ndodhi më 27 prill 2009. “Jam goditur rëndë me thikë në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrojtjes kur agresori tentoi të me godiste serish me thikë kam nxjerrë armën që mbaja me leje dhe kam qëlluar në drejtim të autorit, i cili për fat të keq humbi jetën”, tha ai.
Cubi tha se në çdo gjykatë është shpallur i pafajshëm, edhe kur vetë Enkelejd Alibeaj që lexoi deklaratën e sotme, ishte ministër.
“Kjo deklaratë e juaja z.Alibeaj me jep të drejtën t’ju këshilloj të gjeni një avokat të mirë për t’i dalë për zot këtyre shpifjeve”, tha Cubi duke lajmëruar një gjyq me ish-ministrin.
PS nderkaq ka thene se Cubi nuk eshte kryetar I PS por kordinator per PS e Shkodres. Sipas saj Cubi nese do te ishte gjetur kriminel, PD dhe qeveria mund ta shkarkonin ate nga kryetar komune.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/