Greqi, banda shqiptare e drogës, pse i mbante dy shpata

Greqi, banda shqiptare e drogës, pse i mbante dy shpata

106
0
Shares

Policia greke ka shkatërruar një grup trafikantësh që merrej me shpërndarjen e drogës që dyhseohet se drejtohej nga shqiptarë të burgosur, ndërkohë që ka sekuestruar ndër të tjera edhe 2 shpata.

Pania e tyre mes mallrave të tjera të kushtueshme e ka bërë policinë të hetojë edhe mundësisë së një trafiku të objekteve të vjetra.

Ja lista e sendeve që iu gjet bandës:

• 1.795 kg kokainë

• 2.085 kg heroinë

• 7.864 kg kanabis

• Laborator për përpunimin e drogës

• dy pistoleta me tre karikatorë

• dy armë

• 91 fishekë

• dy shpata

• një dorezë bronzi

• një shkop prej druri

• 33.615 euro • 5.100 lekë shqiptare

• katër zinxhirë floriri

• një dollar amerikan

• gjashtë mjete

• një motor

• 61 celularë

• një tablet

• dy peshore elektronike

Gjatë kasionit të kapjes së bandës 20 persona janë arrestuar, 10 shtetas grek, 9 shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe një femër, si dhe një sirian. Gjithsej janë lëshuar 43 urdhër arreste.

Mes të arrestuarve grekë ndodhet edhe një pjesëtar aktiv i policisë, roli i të cilëve ishte të vinte në dijeni organozatën, mbi lëvizjet e shërbimit të ndjekjes kundër drogës.

Organizimi

Nga hetimet e policisë greke grupi ishte i përbërë nga tre nëngrupe të vogla që secili kishte një detyrë. Sipas mediave greke 36- vjeçari shqiptar Edmond Kotori ishte një nga drejtuesit, ndërsa jepte urdhra nga burgu i Grevenasë, ku po vuan dënimin. Një tjetër shqiptar i arrestuar është dhe shoku i Marian Kolës, Sandër Pemaj. Grupi i parë i drejtuar nga 36-vjeçari Edmond Kotori ishte aktiv në importimin e drogës në qendrën e paraburgimit në Koridallos.

greqi banda e droges 1

Grupi i dytë i kryesuar po nga 36-vjeçari, ishte aktiv në importin e drogës nga Turqia dhe Shqipëria dhe shpërndarjen më pas në Athinë dhe në rajone të tjera të tjera të Greqisë dhe në vendet e Evropës Perëndimore.

I treti, me koordinatorë një 33-vjeçar shqiptar dhe një 25 vjeçar grek, ishte aktiv në importin e drogës nga Holanda, Turqia dhe Shqipëria dhe tregtimin e lëndës narkotike në rajonin e Athinës perëndimore. Policia ka deklaruar se vlera e drogës së trafikuar nga organizata e kalon shifrën tre milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY