Ne foto lart, pamja nga protesta sot ne Librazh, ne mes teksti I protestes dhe ne fund myftiu I Librazhdit Taulant Bica
Këshilli i Myftinisë së Librazhdit ka kërkuar këtë të diele shkarkimin e kryemyftiut Taulant Bica, me argumentin se prej muajsh nuk ushtron funksionin e tij, por ka sjellë përplasje me islamin tradicional. Imamë dhe besimtarë myslimanë ne një tubim te posaçëm kërkuan nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë largimin e myftiut Bica. Ata akuzuan edhe KMSH-në se, nuk ka marrë asnjë masë për situatën e krijuar. Këshilli i Myftinisë deklaroi se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, për të vënë në vend dinjitetin e anëtarëve të tij dhe besimtarëve të Librazhdit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/