Ekspertët: 2016 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

Ekspertët: 2016 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

50
0
Shares

Temperaturat në të gjithë globin kanë ndryshuar vitet e fundit dukë shënuar rekord të rritjes së tyre, por meteorologët parashikojnë që 2016 do të jetë edhe më i nxehtë.

Ngrohja globale ka një ndikim të madh në këtë ndryshim të temperaturave dhe një ndikim ka edhe një fenomen i quajtur “El Niño”. Pritet që në vitin 2016 të kemi një rritje rekord të temperaturave. Profesor Chris Folland, kërkuesi i “Met Office” ka deklaruar se 2015 mund të konsiderohet si më i ngrohti, por ka shumë mundësi që viti që po vjen ta thyejë këtë rekord. “2015 është në rrugën e duhur të jetë viti më i ngrohtë, mirëpo 2016 ka të ngjarë të jetë po aq i ngrohtë, madje edhe më i ngrohtë”, është shprehur ai. Të dhënat e fundit tregojnë se 2015 është viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY