Vendimin e qeverisë për të shpërblyer me 6 paga punonjësit e tatimeve nëse realizojnë planin, ish-Kryeministri Berisha e ka komentuar si favor që i bëhet drejtoreshes por ne funksion të financimit per zgjedhjet e reja të parakohshme.
“Te dashur miq, me nje vendim te fundvitit, Edvin Kristaq Rama i beri Partise Socialiste, nepermjet konfidentes se tij, Briseides se Tatimeve, dhurate nje fond miliarda lekesh apo 2% te te ardhurave tatimore pra nje fond qe tejkalon disa here fondin e caktuar per shendetesine, kulturen, sportin, rendin te marra se bashku.
Destinacioni kryesor i vertet i fondit eshte blerja e votave per PS ne zgjedhjet e ardhshme qe pritet te jene ne pranveren e ardhshme. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje me ne kete vend. Revolucioni demokratik eshte vendimtar per zgjedhjet e lira ne Shqiperi! Sb”, deklaron Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/