Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama gjatë fjalimit drejtuar mbrëmë një grupi vajzash dhe grash gazetare ka kritikuar median për 2 arsye.
E para se nuk kanë mbështetur në mënyrë të pavarur dhe vecanërisht refromën e pagesave të futurave të energjisë elektrike.
“Për shembull, ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri. Harrojeni këtu se kush është Edi për mua në shtepi, po flas me ju dhe s’jam as në shtëpi me Edin, as në punë me ju para kamerave ose mikrofonëve! Po si mundet që një aksioni me dobi të qartë për publikun, sic është fjala detyrimi për të paguar energjinë, t’i jenë gjendur deri tani të gjithë bishtat e mundshëm dhe asnjë protagonist publik jopolitik, të mos e ketë artikuluar qartë atë që e kam dëgjuar vetë të artikuluar qartë nga njerëzit e thjeshtë(?): S’ka alibi për të mos paguar energjinë! Jo, askush nuk e thotë, përkundrazi”, ka thënë ajo.
Së dyti ajo ka kritikuar median kryesisht atë online për prishje të ambientit etik.
“Më vret si diçka që më dhunon syrin, veshët, por edhe inteligjencën; një lloj force e dobësisë njerëzore që të merr peng dhe të shkëput nga konteksti dhe realiteti ku jeton. Kam ndjesinë gërryese që tanimë kjo është kthyer në një sëmundje, që i ngjan një loje, por që në fakt dëmton përditë rrugët tona të të menduarit dhe gjykuarit.
Kam filluar të besoj se i gjithë humori i ditës së njerëzve në kafenenë e vogël tek rruga e punës time, ku pi prej 15 vitesh me të njëjtët miq kafenë time të mëngjesit, do të përcaktohet nga fakti se si janë gdhirë ata që sot janë të kudondodhur nëpër studio, blogje, gazeta.
Madje ka filluar të ketë tanimë edhe profesorë me tituj të cilët shkruajnë në publik me fjalor ekstremisht banal dhe të padenjë. Universitarë, studentë e pedagogë, që dhunën verbale dhe shpërdorimin etik në komunikim me publikun i përdorin si armë thuajse ekskluzive, për t’u imponuar. Dekanë, rektorë e kolegë të tyre që i marrin në mbrojtje duke i imituar. Duke qenë plotësisht të shkujdesur ndaj faktit që misioni i parë dhe më sublime i cdo mësonjësi është të garantojë shoqërinë për vlerat dhe modelin që transmeton”, tha ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/