Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërron jetë Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vjet

19/12/2015
Ndërron jetë Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare, Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vite.
Komandanti i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, zyrtarisht deri në vitin 1983, vdiq rreth orës 21:00 të mbrëmjes, gati 1 javë pasi kishte humbur edhe të shoqen.
Sulo Gradeci lindi në vitin 1922 në Gradec, komuna Gjerbës të Skrapari. Mbiemri i tij ishte Dalipaj, por më vonë e zëvendësoi me emrin e fshatit ku lindi.
Më 28 tetor të vitit 1941, ai ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste, kohë kur vetë ai ka treguar se është njohur me Enver Hoxhën. Më pas, në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII. Më 22 gusht të vitit 1943, Sulo Gradeci bëhet anëtar i Partisë Komuniste. Pas një viti nisin gradimet e tij, fillimisht toger e deri nënkolonel.
Menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë, ka punuar në Degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit dhe Elbasanit, si dhe në organet e Sigurimit të Shtetit. Në këto vite, Sulo Gradeci ka bërë specializim për sigurimin, fillimisht në Rumani e më pas në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1966 ai emërohet kryetar i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, personi përgjegjës për ruajtjen e jetës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.