Flet spikerja që “e bën diellin të lindë”, si ju përgjigj ftesës...

Flet spikerja që “e bën diellin të lindë”, si ju përgjigj ftesës së një politikani

61
0
Shares

Gazetare prej pesë vitesh në një televizion lokal në Fier, ajo ndihet e lumtur që ka regjistruar shikueshmëri të lartë si spikerja e guximshme e lajmeve në Tiranë. Pas komedianit Marlon Wayans dhe shkrimeve nga gazetarët e “Daily Mail” për të, të tjerë adhurues të rëndësishëm i shprehin simpatinë privatisht. Ata janë politikanët shqiptarë, për të cilët Greta tregon se i dërgojnë ftesa speciale për të qenë e pranishme në festat e tyre private.
Spikerja flet për ditëlindjen e politikanit ku ishte e pranishme së fundi, dhe dhuratën e veçantë që i bëri atij.

Komediani, skenaristi dhe producentin amerikan Marlon Wayans ka postuar në “Facebook” videon ku ti ishe duke dhënë lajme me dekolte zbuluar. U gëzove që i bëre përshtypje një personaliteti si ai?
Ai ka bërë një status ku thotë: “Nuk shoh asnjëherë lajme, por po të isha në Shqipëri, do ta bëja”. E si mund të ndihem pas kësaj, kur arritja është shikueshmëria?!

Një prezantuese si ty i ka bërë përshtypje një amerikani të njohur si ai. Ke marrë ndonjë ofertë privatisht nga dikush tjetër i njohur?
Është normale që oferta ka dhe do të ketë, por nuk kam marrë asnjë prej tyre në konsideratë deri tani.

Edhe “Daily Mail” të ka përfshirë në faqet e saj. Është kjo fama që ëndërroje?
Në fakt, fama nuk është se më ka bërë të jem e fiksuar pas saj, dhe as nuk e kam ëndërruar se ku do të arrija. Por fakti që “Daily Mail” më ka përfshirë në faqet e saj është një arritje e madhe. Kam përshtypjen se çdokujt do t’i pëlqente.

Do pranoje ndonjë ofertë nga “Playboy”, dhe për sa para do të jepje një “po”?
Sa për “Playboy” s’duhen ngatërruar gjërat, pasi unë jam në një televizion dhe jo e shpallur si modele. Nuk më interesojnë këto lloj ofertash, madje as paratë e tyre.

Ndonjë propozim për të punuar në tjetër televizion ke marrë, dhe nga cili ekran?
Patjetër që kam marrë. Kanë qenë të shumta dhe më i fundit ishte nga një televizion grek, por ende nuk kemi asgjë konkrete.

Të ka ndodhur të intervistosh ndonjë politikan, dhe si ka reaguar?
Puna ime është e pozicionuar në studio dhe më bën që kontaktet me personat e jashtëm t’i kem të rralla. Por nuk do të doja ta lija pa përmendur, ku para pak ditësh një personazh i politikës kishte ditëlindjen dhe për mua kishte një ftesë speciale.

E pranove ftesën e tij?
Normalisht, e pranova me kënaqësi. Madje i bëra dhuratë një video mesazh, ku sipas tij ishte dhurata më e bukur që kishte marrë.

Ishte politikan i djathtë apo i majtë?
Nuk mund të përmend emra.

E njihje personalisht?
Jo, pasi nuk jam shumë afër politikës. E njihja vetëm nga ekrani, dhe ai mua.

Çfarë urimi i bëre në videomesazh?
Në video i urova ditëlindjen, ndërkohë që isha e pranishme në festën që organizoi diku jashtë Tiranës.

Tashmë të njohin, po cili është komplimenti më i bukur që të kanë bërë këto kohë?
Komplimenti më i bukur është: “Ti e bën diellin të lindë”.

Meshkujt çfarë pëlqejnë më shumë te ty si femër?
Meshkuj të ndryshëm pëlqejnë gjëra të ndryshme në femra të ndryshme.

Të shqetësojnë komentet që merr për pamjen?
Nuk është se u kushtoj shumë rëndësi komenteve, pasi nuk do të më lejonin të bëja gjërat që për mua kanë vërtet rëndësi. Komplimente marr gjithmonë, por nuk është se janë ato që më motivojnë për të vazhduar punën time, edhe pse ata që më kushtojnë vëmendje i vlerësoj pa fund.

(“Panorama”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY