E RËNDË/ Durrës, ngrin nga i ftohti foshnja 1-muajsh tek Ura e...

E RËNDË/ Durrës, ngrin nga i ftohti foshnja 1-muajsh tek Ura e Dajlanit

46
0
Shares

Një fëmijë 1-muajsh, ndërron jetë në mënyrë tragjike në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Ura e Dajlanit, ku fëmija 1-muajsh ka kaluar natën bashkë me nënën e tij 18-vjeçare.
Sipas deklaratave të nënës së foshnjës, e cila është e pastrehë, mësohet se ato e kanë gdhirë mëngjesin e sotëm duke fjetur poshtë urës, dhe si pasojë foshnja ka gjetur vdekjen duke mos i rezistuar dot motit të acartë të këtij dhjetori. Mësohet se nëna e foshnjës me emrin Vojsava, ishte dëbuar nga të afërmit e bashkëshortit në Berat, prej edhe nga ishin. Prej dy javësh, nëna 19 vjeçare kishte ardhur në Durrës, ku jetonte e flinte përjashta. Ditën lypte sa për të siguruar një copë bukë dhe natën ndizte një zjarr poshtë urës për të ngrohur foshnjen. Kjo ishte jeta e Vojsavës prej dy javësh.
“Jam e divorcuar dhe e pastrehë. Burri më ka dëbuar nga shtëpia pasi linda vajzën. Kam 2 javë që fle nën urë, lyp për të ushqyer vajzën. Por sot vajza kishte ngrirë nga i ftohti”, ka rrëfyer ajo për mediat.
Personat e rastësishëm kanë lajmëruar urgjencën dhe policinë dhe me gjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmë, foshnja kishte vdekur.
Trupi i foshnjës është dërguar në spital për t’iu nënshtruar ekspertizave mjeko-ligjore, ndërsa nga ana e policisë po vijojnë hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY