DOSJA 2/ “Babagjyshët” hajdutë, 13 vjedhje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni

DOSJA 2/ “Babagjyshët” hajdutë, 13 vjedhje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni

231
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dokumentuar  13 grabitje me dhunë të bandës së “Babagjyshëve”, në Shqipëri e Maqedoni.

VJEDHJET NË SHQIPËRI
Reziston pronari, dështon vjedhje argjendarie te Stacioni trenit, Durrës
– Me dt
11/01/2013 rrett orës 6 pasdite është kryer vjedhja e mbetur në tentativë me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me mjet I argjendarisë ndodhur në pranë stacionit të trenit Durrës ne pronesi te shtetasit Adnant Ferizaj. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala.
Kanë rënë dakord dhe të tre janë nisir me mjejtin tip Lançia. Kishin me vete një armë automatic që e mbante Fatmiri dhe një pistoletë që e mbante Saimiri.
 Kanë shkuar tek argjendaria dhe kanë hyrë Brenda Austini dhe Saimiri me pistoletë në dorë ndërsa Fatmiri ruante jashtë me armë në dorë. Saimiri me a mrë në dorë detyroi të zotin e argjendarisë të hapte kasafortën por ai nuk e ka hapur. Duke qënse u bë shumë problem pasi u mblodhën shumë njerëz tek lokali që ishte ngjitur autorët janë larguar pa marrë sende me vlerë me vete. Kanë marrë armët me vete dhe kanë shkuar tek shtëpai e Fatmirit në Golem.     

Vjedhin 1 kg flori në Kuçovë, ndajnë nga 6 milionë lekë për secilin
– Më datë
28.09.2013, rreth orës 19.10 kanë vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit Altin BANO ndodhur  në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Hajdar Sefa ku kanë marrë një sasi të konsedueshme floriri.
Kanë peshuar floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 600 000 lekë të reja.  

Vjedhin nga kasaforta e në firme në Vorë, 1000 dollarë në Vorë
– Më datë
25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur I firmën agroushqimore “Agro Tech Al”, ndodhur  ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollar  arkëtares së kësaj firme, shtetases Irisa Gëzim Tereziu.

Vjedhin argjendarinë, plagosin pronarin në Laç dhe ndajnë nga 7 mijë euro për secilin
– Më datën
05.11.2013 rreth ores 14.30 është vjedhur me armë në bashkëpunim argjendaria në pronësi të shtetasit Sami Reçi dhe gjate vjedhjes kane lene te plagosur pronarin e saj ndodhur ne qender te qytetit Laç, ne kompleksin “Romina”. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetrin dhe kanë marrë një sasi të konsedueshme floriri.  Kanë peshuar floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 7000 Euro.

Vjedhin argjendarinë në Fushë Krujë, ndajnë nga 5 mijë euro për secilin
– Më date
25.11.2013 rreth ores 13.45, është vjedhur nga tre persona te armatosur “Argjendari Gjino”, ne vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushe Kruje, ne pronesi te shtetases Prene Bardhi,  ku ne kete jane vjedhur nje sasi bizhuterish si dhe nje sasi rreth  500.000 (peseqind mije) leke. Kanë peshuar floririn e vejdhur dhe ishte rreth 1.5 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 5000 Euro

Vjedhin argjendarinë te TEG, ndajnë nga 12 mijë euro
– Më date
24.12.2013 rreth ores 17.30 eshte kryer  vjedhja  me arme në bashkëpunim Argjendaria “Gelosia”, ndodhur në qendren tregtare “TEG”, në fshatin Lunder, Tiranë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Julian Qerushi ku kanë kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.
Kanë  peshuar sendet tek shtepia dhe ishin rreth 4 kg e pak.  Secili nga autorët ka mbajtur disa nga bizhuteritë e vjedhura.  Pjesën tjetër e ka marrë  Fatmiri i cili pas shitjes u ka dhënë autorëve nga 12.000 euro.  .

Vjedhin te “Benz”-i, marrin 100 mijë lekë
-Me
28 shkurt 2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur  ne autostradën Tiranë Durrës, prabë mbikalimit të Kasharit,  ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula dhe Edmond Selala.  Ditën e ngjarjes rreth orës 12:00 kanë shkuar të këto zyra kanë nën përdorimin e armës kanë detyruar rojën të hapë dyert e kanë hyrë në ambjentin e brendëshëm dhe kanë marrë një shuëm prej 100 000 lekësh. 

Vjedhin kompaninë ë Arben e Mark Frrokut, marrin 1 milion lek
-Më datën
14.04.2014, rreth ores 10;36 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur  ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë  ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Agustin Sula dhe Mark Shpendi.
  
Vjedhin argjendarinë te gjykata, marrin shumën prej 600 mijë lekësh
-Me dt
22/04/2014 rreth orës 09:30 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motorr I argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë,ne pronesi te shtetasit Alfons Çarçiu,  ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.  Kanë peshuar floririn dhe kanë parë që ishte rreth 55.

Vjedhin pikën e skrapit në Vorë, marrin 150 mijë lekë
-Me dt
03.06.2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur I pikës së skrapit ne rrugen dytesore Vore-Marikaj,ne pronesi te shtetasit Rezart Zylfo,  ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.  Pasi kishin studiuar vendin e vjedhjes dy shtetasit nën hetim ditën e ngjarjes kanë kanë shkuar me metorrin që përdorte shtetas nën hetim Agustin Sula.  Kanë pasue me vete një armë tip pistoletë që e ka mabjtur Fatmirir.  Sapo kanë shkuar tek vendi nën kërcënimin e armës kanë detyruar rojën tu jepte nga kasaforta shumë e lekëv që ishin grumbulluar dhe më pas janë parguar me motor.  Kanë vjedhur shumë prej 15000 dhe e kanë ndraë së bashku.

Vjedhin një banesë në Lezhë, marrin 1 milion lekë dhe 5 mijë USD
-Në datë
26/11/2014 rreth orës 17:30 është kryer vjedhja e banesës së shtetasit Kol Gega , ndodhur në fshatin Kallmet Lezhë ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin Kala. Secili prej tyrke merr 1600 euro dhe nga 3.3 milion leke te vjetra. Rrobat qe u perdorem dhe fenerlinen u hodhem ne nje kanal ne aksin rrugor Zhej-Mamurras..

VJEDHJET NË MAQEDONI
Vjedhin argjendarinë në Strugë, ndajnë nga 17 mijë euro
-Në datë
30/04/2014  është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasi ramadán hakim ndodhur në Strugë ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Kanë peshuar mallin dhe rezulton se ishte 5.5 kg të cilain e ka shitur Fatmiri. dhe u ka dhënë autorëve nga 17 000 Euro.

Vjedhin argjendarinë në Dibër të madhe, nga shkëmbimi zjarrit vritet një hajdut
-Në datë
29/07/2014  është vjedhur një argjendari ndodhur në Dibër të Madhe  ku gjate vjedhjes autorët kane shkembyer zjarr dhe eshte vrarë njeri nga bashkëpuntorët në kryerjen e kesaj vjedhjes shtetasi Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani.  Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Saimir Kala dhe Dritan Kola. E peshojme mallin qe ishte 12 kg. Kete sasi malli e morri Fatmiri i cili e shiti dhe nga shitja u është ndarë autorëve nga 40.000.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY