Vrau në 2003-in, arrestohet në Itali i shumëkërkuari shqiptarë

Vrau në 2003-in, arrestohet në Itali i shumëkërkuari shqiptarë

53
0
Shares

Policia italiane ka vënë në pranga shtetasin shqiptarë Genci Pjetri, 36-vjeç, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pasi ndaj tij ka një vendim të gjykatës që e dënon me 25 vite burgim për një vrasje të ndodhur në vitin 2003.


36 vjeçari u arrestua në qytetin e Romës, ku strehohej prej 12 vitesh. Policia italiane bën me dije se fillimisht ai u mundua t’i shmanget arrestit duke paraqitur gjeneralitete të rreme, por më pas u dorëzua dhe pranoi se ishte personi i kërkuar.

Pjetri akuzohet për vrasjen e shtetasit Hil Coli, ngjarje e ndodhur në vitin 2003, vrasja e bërë për gjakmarrje. Menjëherë pas vrasjes, Pjetri ka humbur gjurmët dhe për 12 vite me radhë u është shmangur autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe italiane.
36-vjeçari ndodhej në listën e 100 personave më të kërkuar të Interpol Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY