“Tkurret” numri i përfituesve, vetëm 720 të burgosur do ti gezohen amnistisë

“Tkurret” numri i përfituesve, vetëm 720 të burgosur do ti gezohen amnistisë

58
0
Shares
Burgu i Peqinit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se nga amnistia pritet të përfitojnë 720 persona që “banojnë” në burgje. Ky numër duket “i tkurrur”, nga çfarë ishte deklaruar më pare. pritej që numri I përfituesve nga amnistia do të ishin 800 deri në 1000 të burgosur.

Ministri Manjani ka kërkuar rishikikim e Kodi Penal.

Sipas draftit do te lirohen nga burgu te gjithë ata qytetare qe janë dënuar me vendim te formës se prere me burgim deri ne 2 vjet, personat qe jane dënuar me gjobe apo qe kane marre nje dënim alternativ; nga burgu do te dalin edhe ata te cilët ne momentin e hyrjes ne fuqi te këtij ligji u kane mbetur pa vuajtur nga dënimi deri ne 2 vjet. Nga amnistia nuk përfitojnë ata qe kane kryer vepra kundër njerëzimit, krime kundër jetës te kryera me dashje, veprat me qëllime terroriste, apo edhe ato qe prekin zgjedhjet e lira. Por ajo qe ra ne sy ne ketë ligj është se tradita e amnistive ka ndryshuar. Ka qene e zakonshme qe amnistia te parashikonte faljen e veprës, duke përfshire edhe ata persona qe ishin ne ndjekje penale, ndërsa kete here qeveria dhe deputetet e shumicës jane kufizuar vetëm te vendimet e formës se prere.

“Sistemi bëhet i vështirë në situatë mbipopullimi. Gjysma e personave janë të paraburgosur, gjysma e personave janë në burgje, me masë arresti. Që të bëjmë reflektime duhet rishikuar Kodi Penal”, tha ministri Manjani.

Ndërkohë, në komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit “Për Amnistinë”.

Përfituesit e amnistisë, sipas projektligjit të ri

a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;

b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) apo personat, për të cilët gjykata deri në datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit;

c) personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;

ç) personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;

d) personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;

dh) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë 5 dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 103,104,110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334, të Kodit Penal.

Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit;

koha e mbetur e dënimit;

mosha aktuale e personit të dënuar;

mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale, ku në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.

Në nenin 4 të projektligjit parashikohet që të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 dhe përjashtohen nga kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji, u amnistohet:

a) 1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur.

b) 1 vit për personat e dënuar burra.

Në nenin 5 të projektligjit është parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë” që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 5, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY