Qeveria zhbllokon fondet për projektin “Basha” të bulevardit të ri të Tiranës

Qeveria zhbllokon fondet për projektin “Basha” të bulevardit të ri të Tiranës

227
0
Shares

Qeveria zhbllokoi pas 2 vitesh fondin për ndërtimin e Bulevardit të Tiranë i cili u sigurua në atë kohë prej kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha.

Por fill pas gjetjes së parave për të realizuar një nga projektet më ambicioze të zhvillimit të Tiranës, qeveria e sapokrijuar socialiste e bllokoi këtë fodn duke hezituar të nënshkruante marrëveshjen për garantimin e tij.

Megjithatë Bulevardi i ri i Tiranës vijoi të ngrihej me fondet e bashkisë ndërkohë që qeveria priti fitoren në bashki të së majtës për të vijuar lëvrimine fondeve për projektin Basha me disa amendime urbanisitike.

Sipas marrëveshjes që u votua sot në komisionin e Ekopnomisë, 55 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Abu Dabit do të shkojnë për projektin e Bulevardit të Ri dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranës.

Faza e parë është ndërtimi i bulevardit me gjatësi 1600 m, nga ish-stacioni i trenit në drejtim të lumit të Tiranës ndërsa faza e dytë rehabilitimi i këtij të fundit.

“Pritshmëritë janë për fazën e parë të projektit ta mbyllim nga 12 në 18 muajt e ardhshëm ndërsa faza e dytë nga 12 në 24 muajt e ardhshëm”, tha në komision Genc Kojdheli, Drejtor Projektesh në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë diskutimit të huasë, deputetja Jorida Tabaku e cila ka qënë edhe nënkryetare e bashkisë së Tiranës deri në 2013 vuri në dukje bllokimin e projektit nga qeveria për arsye elektorale.

“Besoj duhet të kërkonit të falur pse e bllokuat dhe pastaj të kërkoni bashkëpunim që të vijojë, ne nuk shohim kush i gjeti fondet njëra palë apo tjetra”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Por sipas drejtorit të projekteve Kojdheli për një vit e gjysmë bashkia kishte bërë zero punë për shpronësimet apo pastrimin e pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY