Johannes Hanh eurokomisioneri për zgjerimin, mendon që ligji i dekriminalizimit i miratuar një ditë më parë në Kuvend, të forcojë sundimin e ligjit
.
“Ky zhvillim pritet të forcojë sundimin e ligjit, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të luftëoj korrupsionin por dhe të rrisë besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit dhe të institucioneve të tij”, shprehet Hahn në deklaratën e tij të posaçme.
Duke mirëpriturpaketën legjislativeshprehet eurokomisioneri thotë se dialogu ndërpartiak është mënyra më e mirë për të realizuar reformat.
“
BE
rithekson se Shqipëria po përballet me një numër të madh sfidash delikate të reformave, të cilat kërkojnë një dialog konstruktiv mes të gjitha partive politike. Progresi me axhendën e kësaj reforme është mjaft e rëndësishme që vendi të ecë përpara në rrugën e saj drejt integrimit europian, si dhe të garantojë më tej rrënjosjen e sundimit të ligjit”, përfundon deklarata e Hahn.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/