ÇFARË SHKRUANTE NË 2011 */ Kur Elvira Dones “tallej” me shqiptarët për...

ÇFARË SHKRUANTE NË 2011 */ Kur Elvira Dones “tallej” me shqiptarët për rastin “Griselda Roshi”

149
0
Shares

… Në 31 maj u rrëmbye një grua, Grizelda Roshi. Në datën 3 qershor asaj gruaje do t’i lindte një fëmijë. Sot nuk dihet më ku është fëmija (nëse është). Hyrje brutale në jetë pësoi ajo foshnje, për ta thënë me fjalë të moderuara.
Drejtësia në kuptimin ligjor do të bëjë punën e saj (nëse e bën?!) për të zbardhur faktet, ndaj nuk dëshiroj të shtyhem në hamendësira që mund të rezultojnë të gabuara. Madje as më intereson. Ajo që duhet të mos përqasim në mendësi është shtyrja e kufirit të krimit; ngritja e nivelit të dhunës, përdhunës; ofrimi i vdekjes si një fakt normal; banalizimi i jetës njërëzore dhe institucionalizimi i horrorit.
Sepse kjo ndodhi dje në Shqipëri me rrëmbimin e gruas së Kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Grizelda Roshi u rrëmbye, u dhunua, iu nxor fëmija nga barku, më pas nëna e re u hodh si një plaçkë e grisur në rrugë. Fëmija derimëtani nuk dihet ku është. Dhe ky akt tjetër gjë nuk është veçse ngritja e nivelit të krimit në horror.
Nëse Shqipëria këtë radhë nuk reagon kompakte, jashtë ngjyrave, interesave, dialekteve, pozitave zyrtare e kaheve politike, ja ku e kemi pranuar, “çdoganuar” e ngritur horrorin në një piedestal paprekshmërie.
Këtu vdes Shqipëria në mënyrë shumëfishe.
grs

Raportimet e medieve që zhvlerësojnë pretendimet e Elvira Dones

… Ngjarja e Kavajës është ende e freskët, mungojnë elementët e një investigimi të mirëfilltë, por me gjithë dëshirën absolute për objektivitet ka dy elementë që nuk mund të injorohen: Elvis Roshi, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kavajës, ati i foshnjës, është pjesë e opozitës. Roshi fitoi në një elektorat historikisht në duart e maxhorancës së sotme. Elementi i dytë: burime thonë se Roshi në ditët e fundit ishte kërcënuar me jetë.
… Ndaj lipset të bëhet dritë. Menjëherë. Me një shpenzim në terren të të gjitha forcave investiguese e atyre të drejtësisë. Shqipëria është një vend i vogël dhe hapësirat gjeografike nuk janë të tilla sa të lejojnë një fshehje të krimit, kriminelëve e gjurmëve të tyre në kushedi ç’qoshe të pakapshme. Nëse ky krim është vetëm pjellë e mendjes së disa sociopatëve banalë, kryeministri shqiptar e qeveria aktuale duhet të zbardhin gjithçka në mënyrë efikase, trasparente. Nëse kjo nuk ndodh, hijet mbi qeverinë në fjalë dhe mbi dorasit e këtij horrori do të jenë të tilla sa të errësojnë përfundimisht çdo shpresë shëndeti për jetën e sotme dhe të nesërme të vendit.

 * “Kështu vdes Shqipëria”, ky është titulli origjinal i shkrimit të Elvira Dones, botuar në 2 qershor 2011 në disa media shqiptare

Për më shumë mund të lexoni edhe …

E PABESUESHME/ Shpërthen kundër Edi Ramës edhe Elvira Dones…
/web/E_PABESUESHME_Shperthen_kunder_Edi_Rames_edhe_Elvira_Dones_11427_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY