Ballo presidenciale, të ardhurat shkojnë për fëmijët me sindromën Down

Ballo presidenciale, të ardhurat shkojnë për fëmijët me sindromën Down

86
0
Shares

Nën kujdesin e Presidenti të Republikës Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë Odeta Nishani u mbajt ballo presidenciale, veprimtari e cila këtë vit shkon në mbështetje të fëmijëve me sindromin Down. Rrugëtimi  i atyre që e kanë këtë sindrom, drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, bëhet më i lehtë me sensibilizim të gjerë shoqëror.
“T’i duam këta fëmijë. Ta duash një fëmijë me sindromën Dawn, e pamundur që në një masë a një mënyrë të mos shpërblehesh, e pamundur që ai të mos të të dojë. Nga dashuria jonë për ta tek e tyrja për ne. Nga dashuria në dashuri gjithçka e mirë mund të arrihet. Nëse tregohemi të ftohtë dhe indiferentë do të ishte fatkeqësia më e madhe për ta dhe jo më pak se një veprim i papërgjegjshëm për të gjithë ne.”
Kreu i shtetit tërhoqi vëmendjen drejt një fakti.
“Ne normalët i shkaktojmë njëri-tjetrit më shumë probleme se krijesat e pafajshme me probleme të ndryshme na shkaktojnë ne. Të mbajmë qëndrim korrekt, objektiv, të drejtë, human për t’i ndihmuar të jenë sa më të integruar e jetesën normale.”
 Një mesazh për të pranishmit në ballo dhe për gjithë shoqërinë, që ndihmën që vendosin ta japin për fëmijët me këtë sindrom mos ta bëjnë për mëshirë.
“Ndihmojini sa mundet jo për mëshirë, jo sepse të qenit ndryshe iu prek sentimentalisht, jo si indiferentë, soditës. Është një ndihmë që lartëson nderin dhe dinjitetin tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve.”
Të  ftuar specialë të mbrëmjes ishin të rinjtë e talentuar me sindromën down violinisti Emannuel Bishop dhe piktorja Irma Nika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY