Nishani do të refuzojë emrin e Ravesa Lleshit për ambasadore në OSBE

Nishani do të refuzojë emrin e Ravesa Lleshit për ambasadore në OSBE

65
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin si ambasadore në OSBE.

Argumenti që do të përdorë Nishani për të rrëzuar propozimin e ministrti të jashtëm Ditmir Bushatit do të jetë fakti se ajo nuk përmbush standardet profesionale për t’u emëruar në nivel ambasadori në një organizatë si OSBE-ja, shkruan sot panorama duke iu referuar burimeve nga Presidenca.

Ravesa Lleshi aktualisht mban postin e Këshilltares së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti.

“Jeta e Ravesës i është përkushtuar të drejtës ndërkombëtare. Prej dy vjetësh është kolege dhe këshilltare në kabinetin e ministrit Bushati. Ka të gjitha vlerat njerëzore dhe profesionale për të kryer detyrat e këtij niveli. Shpreh bindjen se do ta plotësojë më së miri këtë detyrë, nëse ju dhe Presidenti do ta miratojnë. Ravesa nuk vjen nga karriera diplomatike. I referohet nenit përkatës, që thotë se duhet të ketë një aktivitet të paktën prej 10 vjetësh në marrëdhëniet me jashtë, nga të cilat 3 vjet në pozicione drejtuese, të cilat Ravesa i ka plotësuar”, tha dje Qirjako Qirko. Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ish-funksionar i lartë i PPSH-së në kohën e regjimit komunist, koleg me Sulejman Bushatin, babain e ministrit aktual të Jashtëm.

Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, por edhe atëherë Presidenti refuzoi dekretimin e saj për të njëjtin shkak si dhe për mungesën e konsulencës dhe komunikimit mes qeverisë dhe Presidencës. Emri i Ravesës ndodhej mes dy emrave të tjerë për ambassador që u refuzuan po ashtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY