Nexhmije Hoxha dhe Aranit Cela me pension dhe shpërblim

Nexhmije Hoxha dhe Aranit Cela me pension dhe shpërblim

631
0
Shares

Gruaja e diktatorit Emver Hoxha, Nexhmije Hoxha dhe Prokurori Aranit Cela marrin pensionin e posacëm që shoqërohet me shpërblime prej 20 vitesh.

Nexhmije Hoxha ka qënë partizane, anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Mendohet se ka qënë spindoctor i diktatorit Hoxha dhe një prej personave më me ndikim tek udhëheqësi i cili sundoi me dorë të hekurt 45 vjet në Shqipëri.

Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.

Ndërsa ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, është përfshirë në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë, duke përfituar shumën prej 3911 lekësh të rinj. Ai ka një pension prej 26.576 lekësh, ku bashkë me shpërblimin e veteranit përfiton 30.487 lekë, shkruan panorama.

Cela ka qënë firmatari i ekzekutimit apo dënimeve të rënda të mijëra të përsekutuarve politikë përgjatë gjithë periudhës komuniste.

Por dokumentat thoën se Aranit Çela nga Kuçi i Vlorës, ka qenë partizan në Brigadën e Pestë.

Por ndryshe nga persecutori i At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, Nexhmije Hoxha dhe Aranit Cela janë hequr nga lista e dekorimeve që u bënë në vititn 2014 në ministrino e Mbrojtes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY