Kuvendi voton buxhetin, qeverisjen vendore dhe disa ligje të tjera

Kuvendi voton buxhetin, qeverisjen vendore dhe disa ligje të tjera

65
0
Shares

Kuvendi miratoi këtë të enjte me 86 vota pro projekt-buxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë.
Diskutimet u shoqëruan me tone të ashpra lidhur me nivelin e investimeve dhe mbështetjen sociale, që opozita e kundërshtoi ashpër, ndërsa akuzoi qeverinë se ky është buxhet i varfërisë, i cili braktis ekonominë dhe ngrin përfitimet për qytetarët.
Gjithashtu në seancën e parafundit për këtë vit, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për vetëqeverisjen vendore” me 86 vota pro.
Të tjera projektligje që u miratuan në këtë seancë ishin ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” me 85 vota pro, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28. 7. 2008, me “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” me 81 vota pro, Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11. 9. 2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” me 83 vota, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY