VENDIMI/ Qeveria shpërblim të diferencuar për policët, përfitojnë dy paga vetëm “të...

VENDIMI/ Qeveria shpërblim të diferencuar për policët, përfitojnë dy paga vetëm “të shkëlqyerit”

50
0
Shares

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për punën e tyre gjatë vitit 2015.
Për këtë shpërblim, Qeveria ka caktuar 98 milionë lekë për këto shpërblime që do të jenë deri në dy paga për punonjësit me rezultate të larta.
Nga vendimi shihet se ka një diferencim dhe se jo të gjithë efektivët do të përfitojnë shëprblim, por vetëm ata me “rezultate të larta”.
Mbetet ende e paqartë si do të klasifikohen policët, me “rezultatet të larta” dhe ata me “rezultate të ulëta”…

Vendimi

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË PAGAVE PËR SHPËRBLIMIN E DISA PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 143, të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, dhe të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lejimin e Policisë së Shtetit për përdorimin e fondit prej 98 400 000 (nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekësh, nga fondi i pagave, të planifikuar për vitin 2015, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës.
Masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY