Shpërblimi për administratën, ja ku janë paratë

Shpërblimi për administratën, ja ku janë paratë

73
0
Shares

Administrata nuk do të marrë shpërblim për vitin e ri vec atyre që do të përfshihen në skemën e bonusit sipas meritës megjithatë qeveria ka një find që mund ta përdore për këtë qëllim.

Bëhet fjalë për fondin epolitikave të reja për pagat dhe që arrin deri në 340 milionë lekë. Deri më sot, sipas tabelave të Financave, ky fond nuk është prekur, pra mund të shërbejë për shpërblimin e administratës.

Një vit më parë, administrata nuk mori shpërblim për festat.

Por Qeveria ndau para vetëm për mësuesit e 10 shkollave më të mira sipas renditjes së Maturës Shtetërore. Këta mësues morën 40 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë që, familjet e policëve të rënë në krye të detyrës morën 10 mijë lekë shpërblim, shkruan panorama.

Për mjekët u ndanë 40 mijë lekë shpërblim, por vetëm për ata që punuan në tri shërbimet më të mira shëndetësore. Vjet, pas aksionit të Policisë Rrugore, të gjithë policët e këtij sektori morën 40 mijë lekë shpërblim.

Këtë vit, sërish mendohet që shpërblimi të jetë sipas meritës. Nuk dihet kë do të zgjedhë qeveria si sektorët më të mirë. Vjet, vetëm shpërblimi për pensionistët i kushtoi qeverisë 12 milionë USD. Edhe këtë vit, fondi i miratuar në buxhet është 1.2 miliardë lekë, pra i njëjtë me një vit më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY