Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkarkimet nga puna në administratë do prekin 25 mijë familje në 2016

16/12/2015
Shkarkimet nga puna në administratë do prekin 25 mijë familje në 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 25 familje priten të preken nga reformat e sektorëve të ndryshëm në administratën publike dhe uljen e numrit që e përfitojnë ndihmën ekonomike, shkruan rilindja demokratike.

Për shkak të reformës së re territoriale pritet që rreth 6200 punonjës në të gjithë vendit të mbeten pa punë.

Parashikohet që vetëm në arsim të shkurtohen rreth 7 mijë mësues. Referuar të dhënave të qeverisë, në buxhetin e arsimit do të ketë reduktime drastike të fondit të pagave e po ashtu dhe vendeve të punës. Nga 38 mijë punonjës që ka aktualisht në sistemin parauniveristar, në vitin 2016 është llogaritur fondi i pagave vetëm për 31 mijë punonjës. Reforma në arsim do të prekë edhe edukatoret e kopshteve dhe punonjësit e mirëmbajtjes së shkollave, të cilët do të kalojnë në varësi të pushtetit vendor.

Vala e shkarkimeve do të prekë gjithashtu sistemin e shëndetësisë.

Janë 24 spitale e qendra shëndetësore në vend, në të cilat shumë prej punonjësve do të lënë vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga vet ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka deklaruar në Komisionin e Çështjeve Sociale se, shkurtimet do të prekin spitalet e të gjithë vendit. Por megjithëse parashikimi i largimeve nga puna është bërë në buxhetin 2016, heqja e punonjësve nga shërbimet spitalore ka nisur prej një muaji e gjysmë. E ndërsa ministri deklaroi se në total do të shkurtohen 338 punonjës, punonjësit e spitaleve demaskojnë mashtrimin e ministrit.

Në të vërtetë, vetëm përsa i përket mjekëve parashikohet që të shkarkohen rreth 600 prej tyre, në një kohë që shifra të tjera zënë shkurtimet e infermierëve si dhe punonjësve të tjerë të stafeve spitalore. Ministria parashikon që në çdo spital apo qendër shëndetësore të shkurtojë rreth 40% të stafit, duke nxjerrë kështu një numër të konsiderueshëm punonjësish pa punë.

Vetëm nga shkarkimet e nisura këtë periudhë në disa spitale të vendit, në Tepelenë u hoqën nga puna rreth 60 punonjës, kur në total ishin 170. 35 punonjës janë shkarkuar në Spitalin e Lushnjës, ndërkohë shkarkimet kanë vijuar edhe në Burrel ku janë nxjerrë në rrugë rreth 41 punonjës. Në spitalet dhe qendrat e tjera shëndetësore në të gjithë vendin kanë mbërritur, ndërkohë shkresat me emrat e punonjësve që do të hiqen nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.