Prokuroria përfundon hetimin për skandalin DIA-CEZ, në dosje mungon emri i Metës

Prokuroria përfundon hetimin për skandalin DIA-CEZ, në dosje mungon emri i Metës

48
0
Shares

Prokuroria ka mbyllur hetimet për skandalin DIA-CEZ në të cilin u përfol edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta. Kastriot Ismailaj, autori i skemës së kontratës me kompaninë ceke akuzohet për pastrim të parave dhe mashtrim me pasoja të rënda, që i ka sjell shtetit një dëm prej 4.6 milion euro.

Sipas akuzës, Ismailaj duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente të falsifikuara apo fictive ka arritur të tërheqë nga llogarit e shoqërisë çeke shumën prej rreth 4.6 mln euro.

Në dosjen e prokurorisë është i përfshirë edhe ish-drejtoi i CEZ në Shqipëri Josef Hejcek për të cilin është veçuar hetimi për akuzën e mashtrimit, por nuk figuron emri i Ilir Metës.

Ky i fundit u përmend në media dhe më pas edhe nga zyrtarë të politikës si ndërmjetësi dhe më pas një nga përfituesit e marrëveshjes së borxheve DIA-CEZ.

Prokuroria, ka provuar se në të gjitha këto raste, kompanit e Ismailajt në Shqipëri nuk kishin aktivitet tregtar të deklaruar. Sipas akuzës, në llogarit bankare të Ismailajt, tashmë janë bllokuar vetëm një shumë prej rreth 5 mln euro, e që rezultojnë se kanë ardhur në Shqipëri nga Zvicra dhe SHBA.

Kastriot Ismailajt nuk ka pranuar akuzën dhe as ka pranuar të dëshmojë, sipas abc neës.

Ai ka deklaruar se do të flas para togave të zeza, gjatë fazës së gjykimit. Ende nuk dihet nëse dëshmia e tij do të ketë surpriza megjitëhse po pritet me mjaft vëmëndje nga të gjitha palët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY