LISTA/Policia, rrugët ku nuk do të parkoni nesër

LISTA/Policia, rrugët ku nuk do të parkoni nesër

42
0
Shares

Policia ka marrë masa për të reduktuar qarkullimin në zonën ku do të shtrihet protesta e nesërme e PD-së.

Një pjesë e rrugëve do të bllokohen ndërkohë që është ndaluar parkimi për arsye sigurie rreth e rrotull parlamentit si edhe në rrugët që të cojnë drejt tij.

Ja lista e rrugëve ku nuk duhet të parkoni:

Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë:

Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha)

Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej.

Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve)

Rrugica prane Infosoft tek ish-PD

Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt, makinat do të spostohen me karrotrec.

Edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY