Ja skenari për të fshehur skandalin e naftës virxhin dhe ndërhyrja e...

Ja skenari për të fshehur skandalin e naftës virxhin dhe ndërhyrja e opozitës

79
0
Shares

Opozita zbuloi dhe bëri presion që të nisin hetimet për rastin e naftës Virgin. Ishte presioni i saj që bëri të dështonte një skenar për mbulimine vjedhjes së akcizës së naftës nëpërmjet tregtimit të paligjshmë të naftës virgin.

Rreth 7 muaj me pare Lula Njebza nga kryetare dogane ne Lezhe u emerua kryetare dogane ne Fier. Ajo qëndroi në këtë detyrë deri dy jave para se te arrestohej. Emërimi i saj në krye të doganës së Fierit u bë për të mbuluar gjyrmët e skandali me Xhillarin. Ajo ka qënë vec nnëdrejtoresh e doganave edhe drejtoreshe akcize.

Celësi i hëtimit ishte në doganën e Fierit pasi të gjitha shkresat per evadimin e kesaj sasie si dhe kontrollin e depozitave e ka dogana e Fierit.

Në këtë doganë mblidhen rreth 50% te ardhurave te akcizes se naftes ne raport me planim e pergjithshem. Pra ky emërim është mjaft i rëndësishëm dhe nuk mund të kalojë pa pëlqimin e kryeministrit.

Edhe vetë Xhillari nuk mund të vepronte pa lejen e ndonjë shefi të madhe pasi në lojë ishin shumë para.

Burime nga dogana thonë se cështja u tentua te hetohej nga drejtuesit e meparshem dhe më pas dhane dorheqjen. Ka dyshime se edhe dorëheqja e Spiropalit lidhet me këtë cështje, pra është një dorëheqje presioni.

Një zyrtar i doganës që i tregoi zëvëndësdrejtorit Shtylla se cfarë kishte ndodhur u largua nga puna pasi u kercenua me jete nga qarqe kriminale duke perdorur dhe punonjes policie te krimeve. Madje deri ne sajesa per ta arrestuar ne nje skenar identik i rastit “Zagani”.

Pikërisht në këtë periudhë bëri një vizitë në Tiranë Ndihmëssekretarja Nuland.

Fill pas këtij takimi Basha bëri disa deklarata që më pas tronditën qeverinë dhe inkurajuan fillimin e procedimit për skandalin e naftës.

Deklarata e Lulzim Bashës në një mbledhje të grupit Parlamentar të PD:

“Muaj më parë kemi denoncuar kontrabandën kolosale të naftës virgin në sasi prej qindra mijëra tonë që hyri në Shqipëri me dokumenta të falsifikuara sikur do ta çonin në rafineritë e naftës, ndërsa në fakt e hodhën në tregun e shitjes me pakicë, duke e përzier me karburantin që tregtohet për qytetarët që kanë në zotërim një automjet. Dëmi i kësaj kontrabande ishte i shumfishtë. Miliona euro dëme për arkën e shtetit, mijëra e mijëra automjete të qytetarëve të dëmtuara nga cilësia e keqe e naftës së përzier, impakt shumë negativ në cilësinë e ajrit dhe mjedisit. Hetimi dhe ndëshkimi ligjor i këtij krimi të përbindshëm duhet të përfshijë gjithë rrjetin kriminal që e ka mundësuar, që nga komanduesit, kontrabandistët dhe shpërndarësit; është një imperativ për organet e drejtësisë, për të rikthyer besimin në forcën e ligjit, për të vënë në vend të drejtat e goditura hapur apo në mënyrë tinzare të qytetarëve nga xhepat e të cilëve janë zhvatur miliona sepse kanë paguar si naftë të cilësisë së pare, naftën kallpe. Pse zvarritet ky hetim, pse mbahet i bllokuar, nga kush dhe përse? Prokuroria ka gjithë mbështetjen e opozitës dhe publikut për t’i shkuar në fund këtij hetimi, pa u ndalur para asnjë pengese”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY