Arrestohet djali i ministrit të Jashtëm francez, pastroi para

Arrestohet djali i ministrit të Jashtëm francez, pastroi para

51
0
Shares

Thomas Fabius

Djali i ministrit të Jashtëm francez Laurent Fabius është arrestuar pas një hetimi të policisë në lidhje me akuzat për falsifikim dhe pastrim të parave.

Thomas Fabius, djali i madh i Laurent Fabius, u arrestua të martën, njofton bild.

Policia ka kryer një bastisje edhe në apartamentin e Thomas në kryeqytetin francez, Paris.

Hetimi në çështjet financiare ndaj Thomas Fabius u hap fillimisht në vitin 2013, pasi policia i kishte kushtuar vëmendje shtesë blerjes nga ana e tij në vitin 2012 të një apartamenti 280 metër katror në një zonë të shtrenjtë të Parisit. Ai pagoi shtatë milionë euro për banesën dhe kjo kishte ngritur shqetësime se kishin të bënin me një rast të mundshëm të pastrimit të parave.

Por avokati i Thomas tha se banesa u ble nga një depozitë dhe një kredi bankare.

I biri 34-vjeçar i Laurent Fabius është quajtur si një fëmijë i tmerrshëm nga mediat franceze. Më parë këtë vit, një javore lokale, Le Point, zbuloi se Thomas është kërkuar në Shtetet e Bashkuara për fatura të papaguara në një kazino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY