MAJLINDA BREGU/Lajmi i keq se nuk ka lajm për Shqipërinë

MAJLINDA BREGU/Lajmi i keq se nuk ka lajm për Shqipërinë

56
0
Shares

Keshilli I Ministrave i BE ka publikuar konkluzionet e tij.

Nuk ka asgje te re per Shqiperine vecse nje kerkese te perseritur ndaj Komisionit Europian qe pas marrjes se statusit te vendit kandidat Shqiperise, per te raportuar perseri ne Mars ose Qershor, per ecurine e zbatimit te rekomandimeve.

Por ndersa Keshilli pret nje raport te ndermjetem nga Komisioni brenda 6 muajve te ardhshem, Plani i Masave qe Qeveria ka pergatitur i ka afatet deri ne Shtator Tetor!

Do te mjaftonte kaq edhe pa u ndalur fare ne cilesine tejet te dobet te ketij dokumenti te hartuar nga Qeveria Shqiptare, per te kuptuar se Qeveria aktuale nuk ka asnje shprese se kjo do te ndodhe gjate mandatit te saj.

Por meqenese anetaresimi ne BE eshte me shume ceshtje respektimi standartesh, halli yne eshte me i thelle.

E para: ky proces perballohet nga administrata. E cila duhet te jete e depolitizuar dhe sigurisht e afte. Do te ishte gjysma e te keqes nese ata qe jane punesuar me lista urdheronjese, te ishin te gjithe te afte edhe pse te politizuar.

Dhe pas deklarates te Ministres se Administrates Publike se nuk ka shkelur asnje ligj pse ka rekomanduar punesime ne administrate, jam edhe me e bindur se nuk kemi pare asgje akoma.

E dyta: as lufta kunder korrupsionit, as kunder krimit dhe as reforma ne drejtesi nuk behen me plan masash. Ose me mire, nuk behen nga kush nuk do t’ i beje.

Ndaj qofte plani i keq a i mire, nese nuk eshte pergjegjshmeria e vullneti politik,nese pazari i ben letra pa vlere te gjitha rekomandimet e BE, asgje nuk arrihet.

Eshte njesoj sikur nje grup te te shtyjne karrocen e karrocieri te kete leshuar freret.

E treta: nuk kemi asnje Strategji per Anetaresim e cila duhet te ishte hartuar te pakten nje vit me pare dhe qe te pergatiste kuadrin per Celje Negociatash.

Ndaj, s ka si te kete ndonje lajm per Shqiperine!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY