Ironia: “Stërnipat e Skënderbeut kanë mërguar, kanë mbetur ata të Hamzait”

Ironia: “Stërnipat e Skënderbeut kanë mërguar, kanë mbetur ata të Hamzait”

224
0
Shares

Filozofi Artan Fuga ka goditur me cinizëm sërish qytetarët shqiptarë që janë zhveshur nga shumë vlera morale duke rënduar situatën e vendit dhe duke bllokuar zhvillimin.

Ja cfarë shkruan ai në një postim vetëm pak caste më parë:

“Kur shoh sa servila, sa të përunjur, sa egoistë, sa interesaxhinj,sa lekista, sa hipokritë jemi bërë sot shumë e shumë nga ne, kam vetëm një problem, vetëm një, jo dy :

Ore vërtet kanë pas ekzistuar Skënderbeu, Pirrua i Epirit, Ismail Qemali, Ali Pasha, Selam Musai, Vojo Kushi, Adem Reka, Cerçis Topulli apo na kanë gënjyer nëpër shkolla zyshat?

Ore, mos këta që ikin në emigrim janë vojot, selamët, çerçizët, ismailët, pirrot, gjergjat kurse këtu kemi mbetur hajdarët, ballabanët, hamzallarët e soj e sorrollop?

Se kur ikën arbëreshët, pra ata që luftuan me Skënderbeun, kush mbeti këtu dhe mori emrin e heronjve duke e quajtur veten stërnipër të Skënderbeut?

Ore se mos janë në Itali stërnipat e Skënderbeut dhe këtu kemi mbetur ne stërnipërit e Hamzait?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY