Hidhet nga pallati i riu nga Cërriku, shkak kushtet e këqija ekonomike

Hidhet nga pallati i riu nga Cërriku, shkak kushtet e këqija ekonomike

93
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 30 vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati shumëkatësh. Gjendja e rënduar psikologjike, dhe kushtet e këqija ekonomike, kan bërë që 30-vjeçari t’i japë fund jetës. Viktima është M.Ibra, 30 vjeç, nga Cërriku, i cili prej disa kohësh jetonte në Durrës në një apartament me qira së bashku me kushërirën e tij studente.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës, në lagjen 10 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë e lartësisë së madhe 30-vjeçari ka gjetur vdekjen menjëherë. Ai u gjet rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm nga pronarët e një shtëpie private, oborri i të cilëve ndodhej në pjesën e pasme të pallatit, ku kreu vetëvrasjen 30-vjeçari. Kushërira e tij e ka mësuar ngjarjen po në mëngjes.

Policia e Durrësit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe shkaqet që çuan drejt vetëflijimit 30-vjeçarin. 30-vjeçari ishte i papunë. Kohët e fundit ai ka shfaqur edhe shenja depresive, si pasojë e jetës së vështirë ekonomiko-sociale që bënte.

Viktima Ibra është rritur vetëm nga nëna e tij, pasi babai i kishte ndërruar jetë kur ishte ende fëmijë. Policia po heton gjithashtu për ndonjë borxh që viktima mund të ketë pasur te persona të tjerë, të cilët mund t’i kenë bërë presion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY