Basha takon krerët e 53 degëve të PD: Protesta deri në zgjedhje...

Basha takon krerët e 53 degëve të PD: Protesta deri në zgjedhje të parakohshme

46
0
Shares

Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha me 53 krerët e degëve të kësaj partie.
Në përfundim të saj, mësohet se fokusi i takimit kanë qenë protesta e opozitës, deri në qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme.
Për sa i përket dy protestave të radhës, mësohet se ajo e datës 17 dhjetor, të enjten para parlamentit, do të jetë një protestë vetëm në Tiranë. Ndërsa protesta e datës 21 dhjetor, do të jetë edhe më masive dhe do të zhvillohet para kryeministrisë.
Në mbledhje është diskutuar dhe apeluar që protestat të jenë paqësore, por të vendosura, deri në qeveri teknike, dhe zgjedhje të parakohshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY