Agim Krajka rrëfehet për Parashqevin: Kishte një të dashur sigurims, por gjysmën...

Agim Krajka rrëfehet për Parashqevin: Kishte një të dashur sigurims, por gjysmën e truve e kishte bosh

83
0
Shares

Kompozitori Agim Krajka ka bërë disa deklarata teper interesante gjatë emisionit “Debat në channel one” me gazetarin Roland Qafoku. Ai ka folur për këngën e kompozuar për diktatorin Enver Hoxha, e deri tek mendimet e opinionet që ai kishte për këngëtarët e asaj kohe.

Për sa i përket Sherif Merdanit ai ka pohuar se nuk është dënuar për shkak të festivalit të 11, por se atij i ka folur goja, “Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës”. Nuk është arrestuar njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Ceskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja një gjë që sduhej,” ka thënë Krajka.

Kurse sa i përket këngës që Krajka ka krijuar për Enver Hoxhën ai nuk ndjehet i penduar dhe thotëm se e ka takuar vetëm një herë diktatorin Hoxha “Jo nuk bëhem pishan, ajo nuk ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që i dolën kundër Enverit kur ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata. Vetëm njëherë e kam takuar në Radio Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua”.

Gjatë intervistës Krajka rrëfen edhe raportet me kolegët midis tyre Vace Zela, Parashqevi Simaku Irma Libohova etj, ku i veçon si këngëtare me zë të mirë dhe të rrallë në muzikën shqiptare. Ai gjithashtu ka rëfyre disa gjëra interesante dhe që nuk diheshin më parë për këngëtaren Parashqevi Simaku “Parashqevia është një nga zërat më të rrallë, mos më i rralli për zhanrin e vet. Ishte një mrekulli. Në Amerikë, Parashqevia ndenji 6 muaj në shtëpinë time. Kishim shumë kërkesa nga njerëz me para, për të regjistruar këngë shqiptare. I them të regjistronim ca këngë, pasi na i paguanin të gjitha. “Jo-, tha,- do vete në Hollivud. Çfarë do bësh në Hollivud?-, e pyeta,- sepse atje mund të pastrosh edhe banjat e të thuash që punoj në Hollivud.. Mos guxo ta bësh! Megjithatë, vajti në Hollivud. Pas 2-3 vjetësh që e takova, i ishte pjekur fytyra sikur ishte futur në furrë. Ishte sëmurur. Në Hollivud ajo gjeti një djalë, gjoja amerikan, që i binte kitarës, u martuan, këndonin nëpër dasma, i ra dhe një sëmundje.. Zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë, por ama gjysmën e truve e kishte bosh”, tha kompozitori Krajka

Më tej ai rrefeu neës abuzoheshin femrat në kohën e diktaturës nga sigurimsat në burgjje, gjë të ciliën Krajka e mohon “Nuk e di këtë gjë, jua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqevia kishte një të dashur që ishte në Sigurim, po jo “sigurimsa”. Me atë do të martohej ajo. Po si ndryshuan punët e Sigurimit me ndërrimin e sistemeve këtu.. Edhe ai i Sigurimit, njeri ishte. Nuk kishte të drejtë të dashuronte? Po ajo pse nuk flet, me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?!” është shprehur Krajka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY