Ylli Manjani alarmon: Janë mbushur burgjet plot

Ylli Manjani alarmon: Janë mbushur burgjet plot

46
0
Shares

Ministri i Drejtësisë bëri prezent sot një gjendje alarmante në burgjet e vendit. Ministri i drejtësisë Ylii Manjani ju kërkoi gjykatësve të përdornin më shumë shërbimin e proves për shkak të mbipopullimit të burgjeve. Ky shërbim funksionon, tha ministri ndërsa po fliste në Konferencën gjyqësore në Tiranë.

Ndërsa lidhur me korrupsionin në gjyqësor, Manjani tha se problemi në Shqipëri me gjykatësit nuk është thjesht nëse ata marrin para por nëse ata kërkojnë para. Në Shqipëri problemi është se gjykatësit kërkojnë para.

Një ndër mjetet për korrupsion është zgjatja e proceseve gjyqësore pa fund. Sipas ministrit duhet të organizohen procedura të tilla që të lehtësojnë zhvillimin e shpejtë të gjyqeve.

Ministri u replika nga vendi prej gjyqtarëve megjithatë ai kaloi në një moment tjetër të diskutimit të tij.

Ndërkohë Prokurori Adriatik Llalla deklaroi jo pa nervozitet se është krijuar ideja se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë të korruptuar por nuk është e vertetë se janë po këta gjykatës dhe prokurorë që kanë dënuar shumë deputetë, kriminelë. Ka mes tyre edhe të korruptuar por po pastrojmë vetveten.

Në Tiranë po mbahet Konferenca Gjyqësore e cila në përfundim të saj do të votojë 4 emrat e rinj për anëtarë të KLD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY