Për një ‘like’ në Facebook rezikon 32 vjet burg

Për një ‘like’ në Facebook rezikon 32 vjet burg

48
0
Shares

Nëse në Facebook të shfaqet një fotografi e mbretit të Tajlandës, dhe ti e bwn atë ‘Like’ mund të jetë një ide e keqe.

Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa hekurave pasi, ai kishte pëlqyer një foto qesharake ku shfaqej Mbretit Bhumibol Adulyadej.
Çdo njeri në Tajlandë i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg.
Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë: “Me 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me Photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”.
Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin.
Disa avokat tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY