Konsensus në komisionin për dekriminalizimin

Konsensus në komisionin për dekriminalizimin

44
0
Shares

Komisioni i posacëm i Dekriminalizimit u mblodh këtë pasdite për të parashtruar ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi prezantoi disa nga ndryshimet që janë bërë në ligjin për dekriminalizimin të cilat pritet të votohen nga deputet në Kuvend më 3/5 e votave.

Bylykbashi sqaroi se të gjithë ligjvënësit që shpallen fajtor dhe shkelës të ligjit do tu ndërpritet mandati.

“Ndryshimet kushtetuese janë të atilla që do të trajtojnë problemin në të ardhmen, pra largimin e personave të cilët nuk plotësojnë kriteret e integritetit për funksionet kushtetuese e publike, pasi në aktivitetin e tyre kanë dënime penale për krime të parashikuara në ligj dhe për rrjedhojë nuk konsiderohen të përshtatshëm për të ushtruar funksione publike, kushtetuese apo të krijuara me ligj. Ndryshimet kushtetuese parashikojne nëpërmjet një pakete tranzitore, ndërprerjen e mandateve të te gjithë funksionarëve kushtetues dhe të organeve të tjera kur këta konsiderohet se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit”, u shpreh Bylykbashi.

Në këtë mënyrë mazhoranca dhe opozita bien dakord me ndryshimet kushtetuese në këtë ligj.

Nënkryetari i Komisionit për Dekriminalizimin deputeti i PS-se Taulant Balla saktësoi se paketa është prezantuar që në mbledhjen e kaluar të komisionit, por për të reflektuar germë në germë Kushtetutën, duhet të ketë një mbledhje të përbashkët me Keshillin e Legjislacionit.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY