HISTORIA/Ka një shans të qëndrosh në Gjermani, nëse gjermanët ta humbin pasaportën!

HISTORIA/Ka një shans të qëndrosh në Gjermani, nëse gjermanët ta humbin pasaportën!

62
0
Shares

Në foto famija Hasati

Hamza dhe Marinela Hasati si dhe djali i tyre, Ilioni tre vjeçar shpresojnë për një të ardhme në Gjermani. Si shqiptarë, ata nuk kanë asnjë shans për të fituar të drejtën e azilit. Por as në vendlindjen e tyre nuk mund të kthehen. Prej më shumë se dy muajsh ata presin që t`u kthehen pasaportat.

Hamza, Marinela dhe djali i tyre tre vjeçar Ilioni dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në Shqipëri. Por, kjo nuk është e mundshme. Jo për shkak të tyre.

Pas aplikimit për azil të familjes Hasati në qytetin e Donauerschingenit të Gjermanisë, ata e kuptuan se shanset për të fituar të drejtën e azilit janë pothuajse të barabarta me zero. Marinela e cila është infermiere dhe Hamza zantaci kishin bisdeuar edhe më një avokat se cila është zgjidhja më e mirë për këtë familje.

Avokati i kishte sugjeruar që familja të kthehet vullnetarisht në Shqipëri dhe prej atje në Ambasadën e Gjermanisë Marinela të aplikojë për një leje qëndrimi për të punuar si infermiere. “Të dy kanë vendosur menjëherë dhe kanë planifikuar kthimin e tyre” shkruan badische-zeitung.de.

Largimin nga Shqipëria kjo familje e kishte bërë për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit të madh.

Edhe pse të dy të ulur në valixhet e tyre prej dy muajsh po presin kthimin, ata ende qëndrojnë në Gjermani në një qendër strehimi në Leutkirch. Arsyeja: Ata me rastin e kërkesës për azil, kanë dorëzuar në Munih dokumentet e udhëtimit, por deri tani zyrtarët e këtij institucioni nuk po arrijnë t`i gjejnë ato. Ata do të rrinë në Gjermani me shpenzimet e shtetit deri sa të marrin dokumentet e udhëtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY