DEBATI/ Manjani propozon pritje populli prej gjyqtarëve, irritohen togat e zeza: Për...

DEBATI/ Manjani propozon pritje populli prej gjyqtarëve, irritohen togat e zeza: Për çfarë?!

91
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pati një debat me gjyqtarin në Apelin e krimeve të Rënda Dhimitër Lara. Gjatë zhvillimit të Konferencës Kombëtare Gjyqësore Manjani tha se gjykatësit duhet të kenë pritje me publikun, por ideja e “gjykatës komunitare” solli habinë e gjykatësit Lara.
Gjatë fjalës së ministrit gjykatësi ndërhyri disa herë nga vendi duke e ndërprerë me pyetjen: Për çfarë duhet t’i presim qytetarët, raporton shqiptarja.com.
Edhe pse ministri Manjani u mundua të japë shpjegimin e tij se drejtësia duhet t’i shërbejë komunitetit sipas nevojës, gjykatësi Lara u pa teksa nga vendi bënte shenjë mosdakordësie me gjestikulacion (duke lëvizur gishtin tregues ne forme mohuese).


Debati mes Ylli Manjanit dhe gjyqtarit
Dhimitër
Lara


Ylli Manjani: Kam qenë përkrahës dhe mbetem përkrahës i gjykatës komunitare. Kryetarët e gjykatave në mënyrë të veçantë duhet të jenë njerëz publik, duhet të jenë njerëz publik jo vetëm që thjesht të presin dhe përcjellin njerëz hallexhinj në zyrat e gjykatave
Dhimitër Lara: Për çfarë ti presim?
Ylli Manjani: Por kryetari i gjykatës duhet të jetë….ja do ta shpjegoj mos u mërzit
Dhimitër Lara: Për Çfarë do t’i presim
Ylli Manjani: Mos u mërzit
Dhimitër Lara: Ti presim në gjykatë…
Ylli Manjani: Mos u mërzit, po kërkojmë një koncept tjetër dhe ky koncepti tjetër dhe ky koncepti tjetër do të thotë që kryetari i gjykatës është njeri publik në komunitet dhe shpjegon ligjin komunitetit dakord. Kështu që ky është një koncept shumë i ri e kuptoj reagimin mos u mërzit se do të kemi kohë ta qetësojmë dhe njëri-tjetrin dhe ta sqarojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet. Dhe gjyqësor i besueshëm do të thotë t’i shërbesh komunitetit sipas nevojës dhe jo të presësh komunitetin dhe gjysmën ta kënaqësh se i jep të drejtën dhe gjysmën e pakënaqur ta bësh edhe më të pakënaqur. Ky është problemi i juaj dhe jo i joni ne e kemi shumë kollaj t’ju themi që jeni të korruptuar kjo është gjëja më e thjeshtë ju fusim gjithëve në një thes dhe gjejeni ju pastaj çelësin se si do hapet ky thesi për të dalë nga korrupsioni, kjo është më e thjeshta. Po përpiqemi të jemi në një varg që të mund të dalim bashkarish aty ku duhet dhe shërbim i besueshëm do të thotë që të shërbesh shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY