Rama nga Saranda sulmon Hipotekat të cilat drejtohen nga LSI

Rama nga Saranda sulmon Hipotekat të cilat drejtohen nga LSI

74
0
Shares

Edi Rama me Ilirian Muhon, kreun e ZRPP (Hipotekës)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar nga Saranda turin të “Pastrojmë më tej Shqipërinë”. Duke u ndalur te shërbimet ndaj publikut, që ofrohen prej administratës shtetërore, Rama vuri në dukje se këto nuk janë në nivelin e duhur. Si për rastësi, ai mori si shembull zyrat e Hipotekës në vend, të cilat drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke thënë se nuk ofrojnë shërbime të drejta për qytetarët, madje i quajti “sallat e torturave”.

edi rama, sarande

Edi Rama nga Saranda në
 

turin të “Pastrojmë më tej Shqipërinë”

“Jemi të vetëdijshëm që për shumë shqiptarë akoma nuk ka një ndryshim të prekshëm. Shkon në zyrë, mund të ketë ndryshuar vetëm surrati, por sjellja është rezultati i 20 viteve. Shkon në një zyrë tjetër dhe të shkelet e drejta e s’di ku të përplasësh. Po reformojmë institucionet, brenda këtij mandati sistemi i Hipotekave nga sallat e torturave të qytetarëve do kthehet në shërbimin e merituar për qytetarë. Operacioni vazhdon, jemi akoma në operacion, e kemi ndalur hemorragjinë dhe e kemi futur thikën në gjithë pjesët e trupit dhe vazhdojmë me vendosmëri”, u shpreh Kryeministri.
Pjesë e fjalimit të Ramës në Sarandë, nuk kishte si të mos ishte edhe protestat e paralajmëruara të opozitës.
“Këta shkulin flokët dhe qimet e gjoksit për të bërë revolucion, por ne jemi këtu se kemi detyrimin ta trashëgojmë këtë vend tek brezat e rinj ashtu siç duhet”, u shpreh midis të tjerave kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY