Cani letër të akuzuarit për vjedhjen e 2.2 mln eurove: Mirënjohje e...

Cani letër të akuzuarit për vjedhjen e 2.2 mln eurove: Mirënjohje e sinqertë për ndershmërin tuaj

64
0
Shares

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i ka dërguar një letër falenderuese pronarit të kompanisë “Omega Farm”, i cili është në paraburgim, pasi akuzohet për afërën e medikamenteve që kap shifrat e 2.2 mln eurove.

“Një model i ndershëm dhe i rregullt i sipermarrjes” e cilesoi Shkelqim Cani kompanine Omega Farma, në letrën ku i shpreh mirenjohjen e tij, në perfundim të aksionit kunder informalitetit.

“ABC Neës” publikon letrën, që ministri Cani i ka dërguar me 17 nëntor të këtij viti, babait të të arrestuarit, tashmë me detyrë e administratorit të kompanisë së djalit, “Omega Farm”.

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri.

Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por, në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurrencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.”

Kur letra mbërriti ne kompani, “Modeli i ndershem” ishte ne qelitë e paraburgimit. Letra e Shkelqim Canit u dergua 18 ditë pas arrestimit.

Çausholli u arrestua si pjese e një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme. 2.2 mln euro te vjedhura nga shteti nuk mjaftuan qe ministri I financave Shkëlqim Cani ta perjashtonte OMEGA Farmen nga bizneset e ndershme qe duhen falenderuar.

“Unë dëshiroj jo vetëm t’iu falënderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore.

Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë së bashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes”, vijon letra.

letra1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY