Veliaj ka kryer dy vepra të rënda penale, prokuroria të hetojë me...

Veliaj ka kryer dy vepra të rënda penale, prokuroria të hetojë me shpejtësi

58
0
Shares

“Drejtori i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka konsumuar dy vepra të rënda penale në një ditë; Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre”.
Denoncimi është bërë sot në emër të PD-së, nga anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj.
Duke vlerësuar integritetin e inspektorit të policisë bashkiake, i cili denoncoi falsifikimin, Topallaj shprehet se pas fazës së talljeve, situata është serioze, për të cilat organi i akuzës duhet ët hetojë.
“Kurajoja dhe integriteti i inspektorit Besmir Karaj, zbuloi shkeljet e rënda të Veliajt, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fituar simpatinë e shefit të tij, duke i vendosur gjobë popullit protestues.
Deri dje, akti i Veliajt ishte komik dhe qesharak, dhe mbarë opinioni publik janë tallur me të.
Por nga dje, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje serioze të ligjit, dhe me dy vepra të rënda penale, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Tashmë në prokurorinë e Tiranës ka një kallëzim penal të kryer nga inspektori Karaj. Ne i kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të nxjerrë përgjegjësitë e Veliajt para ligjit. Çdo qytetar i vendit do të ishte pas hekurave tani me këto dy vepra penale, të provuara tashmë publikisht. Prokuroria ka rastin të tregojë se ligji funksionon për të gjithë, dhe se Erion Veliaj, nuk ka imunitet kur falsifikon dokumente e shpërdoron detyrën”, u shpreh më tej këshilltari demokrat.
Përfaqësuesi i PD-së, përfundon  deklaratën me konfirmimin për vazhdimin e protestave.
“Abuzimi i drejtorit të Ramës në Bashki, është një prej padrejtësive që shkakton kjo mazhorancë që e sollën popullin në Protestën madhështore të 8 dhjetorit. Protestë që do të rritet e nuk do të ndalet derisa klika e korruptuar që nëpërkëmb ligjin si ti dojë qejfi, të largohet, e vendit ti hapet një rrugë e re”, përfundoi Topallaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY