Tronditet futbolli, vritet me armë zjarri kapiteni i Hondurasit

Tronditet futbolli, vritet me armë zjarri kapiteni i Hondurasit

55
0
Shares

26-vjeçari Arnold Peralta, kapiteni i kombëtares së Hondurasit, është qëlluar për vdekje me pistoletë në parkingun e një qendre tregtare në qytetin e tij të lindjes, La Ceiba.

Sipas autoriteteve vendase, vrasja është kryer nga një grup grabitësish. Megjithatë po vijojnë ende hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Trajneri i kombëtares së Hondurasit, Osman Madrid tha se “vdekja e Peraltas është një tragjedi për futbollin”. 26-vjeçari Arnold Peralta luante me ekipin e Deportivo Olimpias, në kampionatin e Hondurasit. Më herët ai është aktivizuar me Club Deportivo Vida dhe Glasgoe Rangers. Në vitin 2014 ai nuk mundi të merrte pjesë në fazën finale të Botërorit të futbollit, për shkak të një dëmtimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY