Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, vendos shqyrtimin e mandatit të Kokëdhimës

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, vendos shqyrtimin e mandatit të Kokëdhimës

61
0
Shares

Një nga seanca ndaj Koço Kokëdhimës në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot një vendim të Kuvendit, ndërsa ka marrë vendim të filloje shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Në argumentimin e vendimit të saj, midis të tjerave, Gjykata Kushtetuese vëren “Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima’”.
PD akuzoi Koço Kokëdhimën se me kompaninë e tij Abissnet kishte përfituar në të paktën 150 raste fonde publike, ndërkohë që kishte mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Për këtë, disa muaj më parë, Kuvendi rrëzoi me 68 vota pro dhe 29 kundër, kërkesën e disa deputetëve të opozitës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Mazhoranca kërkoi dhe vendosi që Parlamenti të mos e pranojë kërkesën e PD-së, ndërsa opozita përfundimin e mandatit të deputetit socialist dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Pas kësaj, PD, ju drejtua Gjykatës Kushtetuese. Rreth një muaj e gjysmë më Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin e kërkesës së bërë nga grupi parlamentar i PD, për mbarimin e mandatit të deputetit të PS Koço Kokëdhima.
Fillimisht gjykata vlerësoi ligjshmërinë e kësaj kërkese që ka ardhur nga grupi i deputetëve demokrateve dhe më pas, në përputhje me ligjin, nis shqyrtimi i saj me dëgjimin e kërkesave të palëve.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
 
Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë  Demokratike).
 
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Deputeti Koço Kokëdhima
 
Objekti: 1. Kundërshtimi i vendimit nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.
2. Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima.
3. Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së   Shqipërisë.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 11. 12. 2015,
 
VENDOSI:
 
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon:
Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

 – Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY