Gruaja e parë presidente e Kroacisë është shfaqur tërësisht e qetë në një event të zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure në Zagreb, që u karakterizua nga një incident i sikletshëm.
Kjo, pasi kryetarit të një grupi për të drejtat e njeriut i ranë pantallonat nga brezi pikërisht në momentin kur ndodhej pranë kryetares së shtetit për të bërë foto.
Ivan Zvonimir Çiçak, kryetar i Komitetit Kroat të Helsinkit, menjëherë i ngriti pantallonat lart, por kjo nuk pati shumë efekt. Momenti kur pantallonat i ranë papritur tek kyçet e këmbëve u kap nga fotografët. Fotot kanë bërë xhiron e mediave dhe portaleve online. Në to, presidentja Kitaroviç duket se e ka kaluar incidentin e qetë dhe madje duke buzëqeshur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/