Banorët e Ndroqit në protestë për rrugën e shkatërruar

Banorët e Ndroqit në protestë për rrugën e shkatërruar

69
0
Shares

Banorët e zonës së Ndroqit kanë dalë sot në protestë për rrugën e shkatërruar. Këta banorë i kanë kanë dërguar edhe një peticion kryeministrit, ku kërkojnë që qeveria të parashikojë ndërhyrjet në këtë rrugë.

Banorët kanë deklaruar se kërkesa jonë e vetme është rindërtimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, në rast të kundërt do të bojkotojnë zgjedhjet.

“Mos vijë më asnjë nga politikanët këtu të kërkojnë votën sepse ne do të bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk gjendet një zgjidhje”,u shpreh një prej banorëve.

Gazetarja Manjola Hasa që po ndjek nga afër protestën thotë se banorët janë shprehur se prej 25 vitesh asnjë nga qeveritë nuk ka bërë asnjë investim në këtë rrugë, duke vështirësuar jetesën e tyre.

Ata thonë se
“paguajnë të gjitha detyrimet që kërkon shteti, ndërsa rruga është bërë e pakalueshme, sidomos kur moti është me shi.”

Banorët kanë deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të bllokojnë rrugën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY