Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, prezantuan ditën e sotme në IEVP “Ali Demi” drejtoreshën e re të këtij institucioni.
Në prani të stafit administrativ dhe atij policor të burgut të grave, si dhe me pjesëmarrjen e mediave, drejtoresha e re Zoja Jakaj u prezantua si alternativa më e mirë për të ofruar atë që Ministri Manjani e quajti “standard i ri në drejtimin e burgjeve”.
Me një formim të lartë akademik dhe eksperiencë të pasur profesionale në fushën e shoqërisë civile dhe botime publicistike, Jakaj mori sot nga Ministri i Drejtësisë urdhrin e detyrës së re.
Drejtoresha e re e institucionit “Ali Demi” në fjalën e saj falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për propozimin dhe z. Ministër për prezantimin e saj në detyrën e re në këtë institucion dhe u shpreh optimiste për punën e saj.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, në fjalën e tij të mirëseardhjes për drejtoreshën e re, mundësoi edhe një prezantim paraprak të punës në këtë institucion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/