Taksa e infrastrukturës, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të shtëpive

Taksa e infrastrukturës, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të shtëpive

68
0
Shares

Ndërtuesit paralajmëruan sot se nëse do të rritet taksa për infrastrukturën sic ka propozuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ata do të rrisin menjëherë cmimet e banesave dhe koston e ndërtimit.

Rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonën e Tiranës nga 4 në 8 %, do të rritë koston e ndërtimit të pallateve dhe në fund çmimin për qytetarët, tha drejtuesi i shoqatës së ndërtuesve Arben Dervishaj.

Sipas tij nuk ka asnjë justifikim rritja e kësaj takse për sa kohë bashkia e kryeqytetit edhe gjatë drejtimit nga Basha, por edhe në këtë periudhë, nuk ka bërë asnjë investim të ri në infrastrukturë. Ndërtuesit kanë probleme me kanalizimet, rrjetin elektrik, por dhe rrugët të cilat në shumë raste, duhet t’i rregullojnë vetë, th ai.

Sektori i ndërtimit ka qenë një prej degëve të ekonomisë që ka ndier më shumë krizën. Një pjesë e mirë e kompanive, kanë dale edhe me humbje në disa zona, pasi i kanë shitur apartamentet nën kosto.

Një tjetër problem për ndërtuesit është se 50 % të ndërtimit, i takon pronarit të truallit dhe ata paguajnë taksat edhe për këtë kategori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY