Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PRONAT/Dokumenti, ligji i ri nuk është miratuar nga Këshilli i Europës, qeveria gënjeu

10/12/2015
PRONAT/Dokumenti, ligji i ri nuk është miratuar nga Këshilli i Europës, qeveria gënjeu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto, pjesë nga vendimi i për cështjen Sharra kundër Shqipërisë

Qeveria shqiptare genjeu qytetarët e saj kur deklaroi një ditë më parë se ligji i ri për pronat ka marrë edhe miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Referuar faqes zyrtare www.coe.int të Këshillit të Evropës, rezulton se vendimet nuk janë marrë akoma dhe për më tepër draft-vendimi i përgatitur 10 ditë më parë nga Sekretariati, për të cilin Qeveria ka patur dijeni thotë se:
“….mori dijeni për ligjin përmes të cilit vendoset skema e kompensimit të pronarëve; ….
mori dijeni se disa aspekte të detajuara të mekanizmit do të rregullohen me akte nën-ligjore dhe për këtë kërkoi që këto t’i bëheshin të ditura Komitetit, në mënyrë që të bënte vlerësimin;…se ftonte Qeverinë
të jepte sqarime se cfarë harte vlere do të përdorte për kompensimin e pronarëve sipas skemës së re dhe cila ishte metodologjia e përdorur në përfatitjen e saj; … se i kërkonte Qeverisë deri në datë 30 Janar 2016 të raportonte në lidhje me masat e marra në vijim referuar planit të masave, si dhe në lidhje me kuadrin e plotë ligjor
për të bërë të mundur vlerësimin e plotë të mekanizmit të ngritur nga autoritetet shqiptare”.

shr2Komiteti është në fazën e vlerësimit të asaj që serviret nga Qeveria dhe pavarësisht se inkurajon për përpjekjet, në asnjë rast nuk rezulton të ketë arritur në konkluzionin se ky ligj është konform standarteve të GJykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ)-së dhe për më tepër që ta ketë miratuar atë.

Bazuar në praktikat e tij, Komiteti i Ministrave pranon raporte apo mekanizma të raportuar dhe i inkurajon autoritetetet të angazhohen të punojnë. Por në fund fund bën vlerësimin e plotë dhe vendos nëse është arritur standarti i kërkuar përmes mekanizmave të ndërtuar, dhe më tej e vë në provë atë.

Për më tepër Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila është më e ashpër dhe më e drejtëpërdrejtë se Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, që në shumicën e rasteve qaset edhe nga diplomacia vendos në lidhje me standartin e të drejtave të njeriut.

Draft-Ligji u kontestua nga opozita parlamentare, shoqatat e ish-pronarëve dhe Avokati i Popullit dhe që për më tepër referuar cështjes më të fundit në Nëntor 2015 Sharra kundër Shqipërisë, Gjykata Evropiane bëri të qartë si dhe më parë se kompensimi duhet të bëhet me vlerën e tregut të pronës në momentin e kompensimit në rast se është i pamundur kthimi dhe se harta e vlerës aktuale nuk është reale.

Pavarësisht nga kjo, Qeveria nxitoi ta miratonte me 78 vota dhe t’ia dërgonte në datë 8 Dhjetor Komitetit të Ministrave dhe më vonë të bënte lajm për shqiptarët për suksesin e arritur, duke i dhënë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës edhe kompetencën e miratimit të ligjeve të R.SH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.