Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PRONAT, DOKUMENTI/Gjykata Europiane refuzoi kërkesën e qeverisë shqiptare që më 2014

10/12/2015
PRONAT, DOKUMENTI/Gjykata Europiane refuzoi kërkesën e qeverisë shqiptare që më 2014
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto, faksimile komunikimit të GJEDNJ me Avokaten e Shtetit, Alma Hicka

Qeveria arriti që vetëm në Prill 2014 të miratonte përmes VKM 236, dt. 23.4.2014 një plan-veprim sa për të thënë dhe për t’ia paraqitur Komitetit të Ministrave, ndërkohë që nuk kishte marrë asnjë nga masat paraprake në procesin e draftimit të plan-veprimit. Ky plan-veprimi akoma është në fuqi, ndërkohë që Qeveria pretendon të ketë gjetur mekanizmin efektiv për kompensimin e pronarëve përmes ligjit të miratuar në Parlament.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) pasi shqyrtoi Plan –Veprimin e pronave të paraqitur nga Qeveria, në datë 4 Korrik 2014 i njoftoi Qeverisë se në mbledhjen 24 Qeshorit 2014 , vendosi të mos merrte në konsideratë kërkesën e bërë në lidhje me shtyrjen 1 vjecare të kërkuar nga ana e autoriteteve shqiptare. Gjykata, në atë kohë, shprehu shqetësimin e saj se nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot dhe të Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013 dhe se masat e parashikuara në Plan Veprimin e paraqitur nga Qeveria në datë 1 Prill 2014 nuk sjell asnjë risi dhe nuk përmban asnjë masë të ndryshme nga ato të parashikuara në Strategjinë e Pronës të vitit 2012 apo në Plan Veprimin e vitit 2011. Plan Veprimi i paraqitur së fundi, për më tepër nuk tregon se cili është mekanizmi efektiv i ndërtuar për të bërë të mundur zbatimin e vendimit pilot.

Duke u nisur nga sa më lart dhe referuar ligjit të aprovuar tashmë, është e qartë që nuk janë zbatuar aspak rekomandimet e Gjykatës referuar vendimit pilot. Qeveria pretendon të ketë ngritur një skemë kompensimi, duke deklaruar se do të bëjë kompensimin në 10 vjet përmes një fondi 5 bilion Lek në vit, ndërkohë që akoma nuk di numrin përfundimtar të vendimeve për kompensim dhe për më tepër formulën e zgjidhjes së problemit e ka të bazuar në të dhëna të gabuara, për të mos thënë në mungesë të të dhënave sic është numri përfundimtar i vendimeve dhe sipërfaqe totale e tokës që do kompensohet si dhe në mungesë të një fature financiare për sa kohë nuk ekziston një hartë vlere bazuar kritere transparente dhe shpjeguese, duke marre parasysh zhvillimin e tokës dhe luhatjet e tregut. Gjithashtu, Qeveria sërish dështon të bëjë diferencën mes procesit të kompensimit referuar ligjit për Pronësinë dhe atij referuar ligjit për Legalizimet.

Komiteti i Ministrave në politikën e tij, përshëndet cdo përpjekje që bëhet nga shtetet në marrjen e masave në drejtim të ndërtimit të skemës efektive të kompensimit të pronarëve, por është Gjykata ajo që bën vlerësimin nëse janë përmbushur detyrat e lëna nga ana e saj dhe më konkretisht bën vlerësimin e mekanizmit të ndërtuar për zbatimin e vendimeve përfundimtare në drejtim të kompensimit të ish-pronarëve dhe vendos në lidhje me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave të aplikantëve në Strasburg.

Në Korrik 2014, Gjykata hodhi poshtë plan-veprimin e përgatitur nga Qeveria mbi bazën e të cilit është ndërtuar dhe ligji, pavarësisht se Komiteti i Ministrave në mbledhjen e tij Qershor 2014 përshëndeti në atë kohë Qeverinë për progresin e bërë në drejtim të miratimit të plan-veprimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.