Nishani- Stoltenberg, Ballkani mbetet lart në axhendën e NATO-s

Nishani- Stoltenberg, Ballkani mbetet lart në axhendën e NATO-s

52
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e vlerësoi shumë të rëndësishme vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg në Shqipëri, gjatë një takimi që kishte me kreun e NATO-s, sot në Tiranë.

Presidenti Nishani mirëpriti vijimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, përfshirë me vendet e tjera të rajonit tonë, me bindjen se zgjerimi i hapësirës euroatlantike do të prodhojë më shumë siguri dhe stabilitet, jo vetëm për vendet tona e rajonin, por edhe për Europën. Në këtë kontekst, ai pohoi se Shqipëria e mbështeti plotësisht dhe mirëpriti ftesën për anëtarësim ndaj Malit të Zi, dhe se do të vijojë të japë të gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e saj deri në anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Duke folur rreth sfidave të përbashkëta, Presidenti Nishani evokoi se mbështet plotësisht rishikimin e buxhetit për mbrojtjen, që shkon në përputhshmëri të plotë me angazhimet e mara nga Shqipëria në kuadër të Aleancës.

Gjithashtu ai vuri në dukje bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer që ekziston mes të gjitha organeve ligjzbatuese shqiptare në lidhje me luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke arritur rezultate të shpejta e konkrete në lidhje me parandalimin e rekrutimit të të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj”, përfshirë edhe për përgatitjen në përballimin e flukseve migratore që mund të zhvendosin korridorin e kalimit për në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëmi NATO-s Stoltenberg shprehu mirënjohjen e Aleancës për kontributin e Shqipërisë, përfshirë nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes kolektive. Zoti Stoltenberg mirëpriti vendimin e Shqipërisë për rritjen e buxhetit për mbrojtjen, dhe vlerësoi rolin kyç të saj në rajon, duke theksuar se NATO do të vijojë të ndihmojë e mbështesë aspiratën Euroatlantike të këtij rajoni përmes procesit të zgjerimit dhe marrëveshjeve të partneritetit, duke respektuar zgjedhjen e çdo vendi.

Ai pohoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor vazhdon të mbetet lart në agjendën e NATO-s, dhe se mbetej optimist në përballimin e përbashkët e suksesshëm të sfidave të sigurisë së Aleancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY